Pas 9 javësh, Enca gati për tu rikthyer

Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia prej kohësh bëri të ditur që kishte dëmtuar këmbën.

Enca është dashur të operohet, në mënyrë që të mund të shërohet, shkruan Syri Kosova.

E pas nëntë javëve, Enca ka hequr allçinë.

Ajo ka hedhur disa postime në rrjetin social Instagram ku shihet se akoma i kanë mbetur shenjat nga qepja që i është bërë.

Sidoqoftë, këngëtarja po e merr veten dhe së shpejti do të nisë angazhimet, aty ku i ka lënë.