Gjermanët deshën të na fusin me zor në BE/ Mos i humbisni këto batuta

Qeveria e Edi Ramës dështoi sërish për hapjen e negociatave. Ky është viti i shtatë i dështimeve për të, një rekord i zi në Shqipëri dhe Europë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh për herë të parë se nuk ka negociata me Shqipërinë. Megjithëse është një lajm i zi për vendin, fajtori dihet. Ai quhet Edi Rama.

Në rrjetet sociale, njerëzit e kanë marrë me sportivitet, duke postuar meme dhe batuta. Ndiqini më poshtë disa:

LUTFI DERVISHI- Dështuan gjermanët. Deshën të na fusin me zor në BE!

GENC SEJKO- 7 vjet rresht që i hap negociatat. Të kishte qenë fëmijë do ishte në klasë të dytë tani.

POLI HOXHA- Ore dini gjë ça bëhet andej nga Brukseli dhe Berlini, “e mori gjë motra provimin”, se kishte ble edhe atlete të reja?!

AGIM XHAFKA- Bëjini një ballkon kryeministrisë dhe lutuni.