Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shetit, Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Metës

Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Metës për ndryshimet në Policinë e Shtetit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se policia është jashtë palëve politike dhe e vlerësuar nga publiku “sa e sa më lart se vetë partitë.”

Po ashtu, Lleshaj u shpreh se dekreti është akt me natyrë politike dhe për këtë arsye kërkoi rrëzimin e tij.

Tashmë ky ligj duhet të kalojë edhe tek Komisioni i Ligjeve dhe më pas në Kuvend për t’u rivotuar. Debati për ndryshimet në këtë ligj qëndrojnë tek kompetencat e Policisë për të përgjuar, por që më pas ky term u zëvendësua me ‘mbikqyrje’. s.b/abcneës.al/