Zonja e Mike Pence tregon dekorimet e festave në rezidencën e Zv.Presidentit

Zonja e Dytë e Amerikës, Karen Pence, ka treguar dekorimet e festave në rezidencën e saj dhe të Zëvendës Presidentit Mike Pence në Uashington.

 Tema e vitit 2020 është "Krishtlindje sipas Modës së Vjetër", që nxjerr në pah "gëzimet e thjeshta dhe ndjesitë e qëmotshme të sezonit të festave".