Burri vdiq në aksident, gruaja në spital, arrestohet drejtuesi i furgonit

Policia e Tiranës ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që u përfshi në aksidentin e një dite më parë me një të vdekur dhe një të plagosur te “Mbikalimi i Golemit”.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e të hënës.

E. P., 30 vjeç duke drejtuar një furgon u përplas me një motor me drejtues Ardian Gjepalin dhe pasagjere gruan e tij L. Gjepali.

Për pasojë shtetasi Ardian Gjepali ka humbur jetën, ndërsa e shoqja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.