Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/December/01/auto_15029870-0-image-a-60_15610301258421606813436.jpg", "width": 900, "height": 541 } }

Njihuni me qenin obez që peshonte 90 kilogramë dhe humbi më shumë se gjysmën e peshës

Wolfgang është një qen që dikur peshonte plot 90 kilogramë dhe endej rrugëve të Arizonës.

Erin e mori atë nga rruga dhe filloi të kujdesej me një dietë të shëndetshme për të.

“Wolfgang u gjet si një endacak, por e dija që një braktisje fshihej pas kësaj. Si endet rrugëve një qen me 90 kile që mezi mund të ecë? ”, tha Erind McManis 37-vjeçare, me profesion avokate.

Erin dhe burri i saj edhe pse e kuptuan që do të kishin një rrugë të gjatë para, ata e morën Wolfgang në shtëpi dhe filluan direkt me dietën e cila nuk përmban më shumë se 600 kalori në ditë.

Veterineri e diagnostifikoi atë me gjëndrra të tiroides të cilat fatmirësisht ishin të kurueshme.

Çifti e inkurajoi qenin të kishte sa më shumë aktivitet fizik duke e aktivizuar dhe në not.

Deri më tani Wolfgang ka humbur 50 kilogram dhe peshon 40 kilogram .

Sipas veterinerëve ai ia doli.

“Ne shpresojmë që Wolfgang të jetë një shembull që qentë e rrugës mund të bëhen kafshë shtëpiake të shkëlqyera, dhe unë mendoj se Wolfgang është një shembull i mirë i asaj që mund të ndodhë kur nuk heq dorë nga dikush," tha McManis .

Aktualisht, Wolfgang është mjaft i njohur pasi gëzon dhe një profil në Instagram ku numëron më shumë se 60 mijë ndjekës.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Wolfgang (@obese_beagle)