Covid-19 mbyll sërish Gjykatën e Apelit në Vlorë

Mbyllet për herë të dytë Gjykata e Apelit në Vlorë. Është vendosur për pezullimin e punës së këtij institucioni për arsyen e rasteve të shpeshta të konfirmuar me covid 19.

Për herë të parë institucioni u mbyll më 17 gusht të këtij viti.

Gjykata e Apelit do të qëndrojë e mbyllur për dy javë deri në datën 15 dhjetor.

Gjatë kësaj periudhe kanë dalë pozitiv katër sekretare dhe një punonjës i IT.