FOTO/ Mosha është vetëm një numër për të, Kate Moss pozon për Vogue

Kate Moss ka pozuar për kalenderin e Vogue që do të dal në janar 2021.

Modelja ikonike, 46 vjeçare, dukej e shkëlqyeshme ndërsa pozonte e veshur me një fustan jeshil, 28 vjet pas debutimit e saj në revistë.

Ndërsa në kopertinën tjetër, ajo shihet me një fustan të zi, me flokët e lëshuara.

Modelja bëri debutimin e saj në kopertinën e British Vogue në 1993, në moshën 19 vjeç, kur ajo tregoi bukurinë e saj natyrore në një portret të mrekullueshëm.

Në një video për Vogue, Kate iu përgjigj pyetjeve nga disa personazhet e famshme, si dhe vajzës së saj Lila Grace, 18 vjeç, e cila pyeti se çfarë bën për t'u çlodhur pas një dite të ngarkuar.

Duke e quajtur të voglën e saj 'Lila belle', ajo tha: 'Më pëlqen të bëj një banjë të nxehtë dhe të futem në shtrat për një përqafim me ju nëse jeni në dispozicion.'/K.H/Syri.net/ 

 

 

 

Debutimi i saj në kopertinën e British Vogue në 1993