Maluma thyen një tjetër rekord

Maluma, një nga këngëtarët më të njohur aktualisht në botë, në muajin korrik publikoi këngën 'Hawai', një këngë që për pak kohë u kthye në hit.

Duket se kënga është bërë për të thyer rekorde sepse ajo ka arritur plot gjysmë miliardë klikime në vetëm 4 muaj.

Ishte vetë Maluma ai që e bëri të ditur këtë rekord, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, teksa shaqet i habitur dhe sigurisht shume i kënaqur për rekordin e radhës.

Kujtojmë, se një tjetër sukses, Maluma po njeh edhe me versionin e ri të këngës në bashkëpunim me The Weeknd, këngë e cila për disa ditë me radhë ishte një ndër këngët më të dëgjuara në Spotify.