COVID-19 nuk kursen as kampionin e botës, Lewis Hamilton rezulton pozitiv

Lewis Hamilton është i prekuri i radhës nga COVID-19.

Piloti i Mercedesit në analizat e fundit ka rezultuar pozitiv, ndaj do të humbasë garën Sakhir Grand Prix që mbahet në Bahrain.

Kampioni i shtatëfishtë i botës ka fituar 11 nga 15 garat e mbajtura këtë vit, mirëpo iu bashkohet listës me dy shoferë të tjerë që rezultuan pozitiv dhe do humbin garën.

Lajm i mirë për Hamiltonin është që ky test pozitiv doli në kohën kur ai është shpallur kampion matematikisht.

Ai kryeson me 332 pikë, i ndjekur nga Valtteri Bottas që është shumë prapa me 201 pikë.