Britani/ 205 viktima dhe 12,330 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 12,330 raste të pozitivë me koronavirus dhe 205 viktima, sipas shifrave zyrtare të qeverisë.

Numri i të infektuarve është rritur lehtë nga 12,155 raste të reja që u konfirmuan të dielën, ndërsa numri i vdekjeve ka rënë nga 215 që u regjistruan një ditë më parë.

Numrin i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Britaninë e Madhe  ka shkuar në 1,629,657, kurse numri i viktimave nga COVID-19 në 58,448.

Në Uells kishte edhe 802 raste të tjera dhe tre vdekje, duke e çuar numrin total të rasteve të konfirmuara në 80,342 dhe të vdekje totale që nga fillimi i pandemisë në 2,540, sipas Shëndetit Publik të Uellsit.