Dhunoi të ëmën e moshuar në banesë, 46-vjeçari vret veten me armë gjahu

Pasditen e sotme, një rast tragjik i dhunës në familje, ka ndodhur në Kalivia të Greqisë, duke u përshkallëzuar në vetëflijim.

Gazeta greke Protothema shkruan se ngjarja ka ndodhur pasi 46-vjeçari ishte përleshur në banesë me nënën e tij.

Dikush njoftoi policinë për këtë incident e cila menjëherë mbërriti pranë banesës ku kishte ndodhur sherri.

Në momentin kur pa policinë 46-vjeçari qëlloi veten me armë gjahu. Për pasojë ai ndërroi jetë në vend.