Kumbulla shërohet nga Covid-19, por Roma merr dy lajme negative!

Marash Kumbulla ka mposhtur Covid-19.

Roma ka marrë lajmin fantastik ditën e sotme, ndërsa futbollisti i Kombëtares shqiptare është rikthyer në skuadër.

Por pavarësisht kësaj Roma do të vajë dy mungesa të rëndësishme: Gianluca Mancini  (tendosje muskulore në aduktorin e djathtë) dhe Jordan Veretout (problem muskulor në përkulësin e kofshës së djathtë) janë dëmtuar.

Të dy lojtarët, të cilët dolën para kohe në ndeshjen kundër ekipit të Gattusos, nuk do të kryejnë ekzaminimet instrumentale të çështjes para të martë.