Durrësi pushtohet nga Covid/ Qyteti i dytë pas Tiranës me të infektuar, vështirësi për hetimin e kontakteve

Rëndohet situata e pandmeisë COVID-19 në qytetin e Durrësit, pasi me shifrat e sotme, numëron 1360 raste aktive me virusin vdekjeprurës.

Ditën e sotme është regjistruar dhe numrin më i madh me të infketuarve pas Tiranës, me 46 të tillë.

Burime për mediat bëjnë me dije se shpërndarja e rasteve është pothuajse në të gjithë institucionet shtetërore, përfshirë edhe ato arsimore, duke hyrë në fazën e infektimeve komunitare, duke vështirësuar në këtë mënyrë dhe hetimin epidemiologjik për rastet e identifikuara.

Në pothujase 80% të institucioneve lokale frekuentimi është i pjesshëm, me grafik, ndërsa rreth 30 klasa të arsimit parauniversitar zhvillojnë mësim online për shkak të infektimit të mësuesve dhe nxënësve.