Shkup, shtyhet gjyqi për 'Monstrën'

Seanca gjyqërore për çështjen “Monstra” në Maqedoninë e Veriut, e parashikuar të mbahej për sot, është shtyrë sepse njëri nga gjykatësit është intektuar me Covid-19, njoftoi Gjykata Penale në Shkup.

Për rastin “Monstrum”, vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës që ndodhi më 12 prill të vitit 2012  janë akuzuar shqiptarët: Agim Ismailoviç, Fejzi Aziri, Afrim Ismailoviç, Alil Demiri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Afrim Ismailoivç dhe Alil Demiri, sipas Zhurnal, janë të arratisur në Kosovë dhe nuk janë ekstraduar.