Belen Rodriguez shkëlqeu në 'Tu si que vales' e veshur nga stilistja shqiptare

Bukuroshja italo-argjentinase, Belen Rodriguez, konsiderohet si femra më e bukur në Itali.

Së fundmi Belen tërhoqi mjaft vëmendje teksa prezantoi “Tu si que vales” e veshur me fustanin e stilistes shqiptare, Lia Stublla.

Me një fustan të bardhë bust, i cili i vinte në pah ‘hiret’ e saj femërore, Belen arriti të vidhte vëmendjen e të gjithëve gjatë prezantimit të programit.

Ishte vetë stilistja Lia Stublla, ajo që  ndau fotot e Belen Rodriguez me ndjekësit në Instagram.

Kujtojmë se Lia gjithashtu ka arritur të tërheqë edhe vëmendjen e Georgina Rodriguez, e cila gjatë prezantimit në Sanremo mbajti veshur fustanet e stiluara nga stilistja shqiptare.