Tre vdekje nga Covid-19 brenda 24 orëve në Elbasan

Tre persona nga Elbasani kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit.

Bëhet fjalë për një 57-vjeçar, një 79-vjeçar dhe një 77-vjeçar, të cilët ishin të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi” prej disa ditësh.

Të tre ata janë nga qyteti i Elbasanit. Me vdekjet e fundit, numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Elbasan përllogaritet të shkojë në 68.

Ndërkohë, një 60-vjeçar nga Kurbini u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi” pak pas mesnatës së djeshme duke humbur jetën.