Vetëvrasjet në spitale/ Vasili-Ramës: Ik që të shpëtojnë njerëzia

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e cilësoi kritike situatën e vdekjeve si pasojë e Covid-19, ndërkohë që sot një tjetër person u vetëvra duke u hedhur nga lartësia e Spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Ndërsa i drejtohet kryeministrit Rama, Vasili shprehet: “Boll u more me budallëqe VIDEOSH me autoambulanca. COVID-i është ulur këmbëkryq në gjithë vendin ti merresh me këllira propagandistike dhe filmon para e mbrapa një autoambulancë për propagande duke ja shpifur njerëzve, që vuajnë dhe luftojnë për jetën”.

STATUSI I PLOTE

Derdimen, nuk zgjidhet COVID-i me VIDEO këllira propagandistike, ndaj ik or ik, që të shpëtojnë njerëzia!

O kryeministër fatkeqësi e këtij vendi, hap veshët!

836 raste që përbëjnë 35% të të testuarve dhe rritje e frikshme e vdekjeve (me shifrat e tua) janë situatë shumë kritike pavarësisht se cilin idiot a idiote pa moral dëgjon ti.

Një tjeter humbje jete sot me vetëvrasje duke u hedhur nga spitali e një pacienti në Sanatorium është vërtet shumë kritike.

Zhgarravino- strategjitë e tua nuk kanë përmirsuar, kufizuar apo ndalur asgjë dhe ti nuk jep dot asnjë tregues të përmirësuar të pandemisë.

Boll u more me budallëqe VIDEOSH me autoambulanca.

COVID-i është ulur këmbëkryq në gjithë vendin, ti merresh me këllira propagandistike dhe filmon para e mbrapa një autoambulancë për propagande duke ia shpifur njerëzve, që vuajnë dhe luftojnë për jetën.

Je ti pengesa e vetme për të mundur COVID-in.

Je ti halli me i madh i shqiptarëve në këto kohë kaq kritike.

Kur nuk uu thua dot të vërtetat, se të dhembin shumë, atëherë qep gojën mor derdimen se ju fyen edhe dhimbjen shqiptarëve me mashtrimet e tua.

Ti je bërë i urryer edhe për shqiptarin më të fundit se nuk dhe para’ për COVID-in, por ua dhe inceneratorëve dhe PPP-ve.

Ik or ik se je mallkimi i shqiptareve, që ua le Pandeminë pa drejtim që infektoi e mori jetë njerëzish pa u ndalur, do të të ndjekë nga pas si hije e zeze dhe do të ta marrë frymën gjithë jetën!