Pacienti 60-vjeçar vret veten, Policia: U hodh nga spitali pas mesnate

Policia e Shtetit njoftoi se sot më datë 30 nëntor 2020, "rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë."

Sipas Policisë, "grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes."

Policia nuk dha informacion se në cilin spital ka ndodhur kjo fatkeqësi.

Sipas burimeve, i ndjeri quhej Leonard Skabona dhe ishte nga Laçi. Ai ishte shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi” prej dhjetë ditësh dhe është hedhur nga kati i tretë i këtij spitali Covid.