Të gjitha femra: Biden zgjedh ekipin e tij të komunikimit me popullin amerikan
Wilmington - Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden do të ketë një ekip femrash për komunikimin me mediat në Shtëpinë e Bardhë, ç’ka reflekton dëshirën e tij për larmi.
Drejtoresha për komunikimin e fushatës së Biden, Kate Bedingfield, do të shërbejë si drejtoreshë e komunikimeve të Shtëpisë së Bardhë të Biden.
Jen Psaki, një zëdhënëse e Demokratëve prej një kohe të gjatë, do të jetë Sekretarja e tij e shtypit.
Katër nga shtatë rolet kryesore e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë do të plotësohen nga gra me ngjyrë, dhe është hera e parë që të gjithë drejtuesit e lartë të komunikimit në Shtëpinë e Bardhë do të jenë femra.
Kurse Presidenti aktual Trump shërbeu edhe vetë ndonjëherë si Sekretar i shtypit, duke kërkuar pyetjet nga media dhe shpesh e anashkaloi ekipin e Shtëpisë së Bardhë dhe shfaqur preference për Fox Neës.
Kurse Biden, në një deklaratë që njoftoi ekipin e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, thoshte: "Komunikimi i drejtpërdrejt dhe i sinqertë me popullin amerikan është një nga detyrat më të rëndësishme për një President dhe këtij ekipi do t’i besohet përgjegjësia e jashtëzakonshme për të lidhur popullin amerikan me Shtëpia e Bardhë ".