'Je shëndoshur', ja si i përgjigjet Arbana Osmani ndjekëses
Moderatorja Arbana Osmani tregohet shumë aktive në rrjete sociale, ku nuk i kursen fotot e ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, Arbana ka publikuar në Instagram një foto ku shihet pranë kunatës së saj.
Një ndër ndjekëset është "kapur" te pesha e moderatores, duke i shkruar se është shëndoshur.
Komenti i saj është vënë re nga Arbana, e cila nuk ia ka vonuar një përgjigje.
"E di. Kam bërë një beb si yll", ka replikuar ajo.
Kujtojmë se moderatorja u bë nënë për herë të dytë vetëm pak kohë më parë. Në jetë erdhi një djalë, të cilit i vendosën emrin Diell.