Gjendet një person i plagosur në Urën Vajgurore, policia: Është vetëplagosur

Një person është gjetur i plagosur me armë në Urën Vajgurore.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.

Personi ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spital.

Policia Berat/ Informacion paraprak

Më datë 29.11.2020, ora 19:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Poshnje, Ura Vajgurore, tek karburanti ‘Azizi’, është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi I. A.

Shtetasi I. A., është jashtë rrezikut për jetën, po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.