EMRI/ Aksident me vdekje, humb jetën biznesmeni në Lezhë
Një ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se një aksident ka ndodhur në rrugën Ishull-Lezhë që shkon në autostradën Lezhë-Milot.
Një makinë ka përplasur për vdekje një person, i cili ishte duke ecur në këmbë.
Viktima është identifikuar si Gjon Kola, rreth moshës 60-vjeç.
Kola ishte dukë lëvizur në këmbë, ku fatkeqësisht është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur pranë hotelit në pronësi të Kolës.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e vdekjes.