FOTO/ Superiorja homazhe Maradonës, shihni çfarë do të ndodhë në 5 sfidat e sotme

Ashtu si në vendet e tjera në botë edhe në Shqipëri nuk kanë munguar homazhet në nder të legjendës argjentinase, Diego Armando Maradona, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë, pas një arresti kardiak.

Në nder të Maradonës, të gjitha sfidat e ditës së sotme në Kategorinë Superiore do të nisin me një minutë heshtje. Kështu në 3 sfidat e orës 13:45 të Superiores: Kastrioti - Tirana; Bylis - Teuta; Laçi - Apolonia, lojtarët e skuadrave respektuan dhe nderuan figurën e "El Pibe de Oro-s"

Diego Maradona konsiderohet si një ndër lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit.