Atdheu i 'Për'puthen' ndalohet nga policia, i kontrollohet makina

Që nga hyrja e tij në ‘Për’puthen’, ka bërë shumë bujë.

Por, Atdhe Xharavina dje është ndalur nga policia në pikën kufitare në Morinë, madje, është kontrolluar edhe nga Policia, shkruan Syri Kosova.

Në fakt, në adresë të Syrit kanë ardhur disa fotografi ku konkurrenti shihet duke pritur, teksa po kontrollohej vetura e tij.

Sidoqoftë, Atdheu është një nga djemtë më të pëlqyer të momentit në këtë Reality Show.