VIDEO/ Broja vazhdon të mahnisë, shënon golin e radhës në kampionatin holandez

Vitesse-s po fiton me rezultatin 2-0 ndaj Sittard, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në kampionatin holandez.

Golin e dytë për vendasit e realizoi sulmuesi shqiptar, Armando Broja. Djaloshi nga Malësia e Madhe u gjend në vendin e duhur, pas një krosimi të Oussama Tannane, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Ky është goli i pestë i Brojës me fanellën e Viteshes këtë sezon.