Më në fund, Strakosha merr lajmin e mirë nga Inzaghi përpara sfidës me Udinezen

Në orën 12.30, Lazio do të presë Udinesen në “Olimpiko” të Romës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të në Serie-A.

Nga minuta e parë në fushën e lojës për ekipin bardhekaltër do të jetë portieri shqiptar, Thoma Strakosha.

25 vjeçari kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe prej më shumë se një muaj ka qenë jashtë skuadrës. Megjithatë tashmë gjithçka ka kaluar dhe lojtari është i pastër nga virusi.