29 Nëntori/ Meta e Rama, kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve

Mëngjesin e sotëm në Varrezat e Dëshmorëve u zhvillua ceremonia përkujtimore në kuadër të 29 nëntorit, Dita e Çlirimit të vendit.

Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, Olta Xhaçka dhe Elisa Spiropali.

Ata vendosën kurora me lule në memorialin e Dëshmorëve të atdheut dhe u përulën para tij.