Kosovë, Ministri i Shëndetësisë, Zemaj njofton se si do të sigurohet vaksina kundër koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se zgjerimi i kapaciteteve me shtretër ka qenë punë e vazhdueshme që ka bërë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Ai ka deklaruar se aktualisht ka shtretër të mjaftueshëm, duke shtuar se ka edhe klinika rezervë në rast të rritjes së numrit të infektuarve.

Madje, shtoi se janë të furnizuar mjaftueshëm edhe me barna nga donacione të ndryshme

Zgjerimi i kapaciteteve me shtretër ka qenë punë e vazhdueshme që ka bërë shërbimi spitalor klinik universitar i Kosovës. Ministria e Shëndetësisë edhe në këtë aspekt është kujdesur që të shtojë kapacitetet edhe përmes blerjeve edhe përmes donacioneve. Primare është sigurimi i shtretërve. Aktualisht kemi shtretër të mjaftueshëm ka dhe klinika rezervë të cilat po i mbajmë në rast të rritjes së numrit të rasteve spitalore por sigurisht me kujdes të shtuar që numri të ulet dhe të vihet nën kontroll edhe situata nëpër spitale dhe të mos kemi nevojë të shtretër shtesë”, ka thënë Zemaj.

Zemaj foli edhe sa i përket vaksinës, duke thënë që është obligim ligjor të sigurohet pa pagesë.

Sipas tij, një pjesë prej 20% është siguruar falas për vaksinë ndërsa pjesa tjetër duhet të blihet nga buxheti shtetit.

“E kemi obligim ligjor që ta sigurojmë pa pagesë. Duhet të sigurohet pjesa e konsiderueshme nga buxheti i shtetit, kryeministri Hoti është duke u kujdesur që të na ndihmojë në këtë proces në komunikim edhe me vendet e BE-së, por kemi edhe aktivitet e brendshëm që të zhvillojmë si ministri i shëndetësisë qoftë me OBSh dhe me partnerë të tjerë për sigurimin e vaksinës. Një pjesë 20% është e siguruar falas dhe pjesa tjetër duhet të blihet”, ka deklaruar Zemaj.