VIDEO/ Mike Tyson - Roy Jones, nuk ka fitues në duelin e shumëpritur

Në “Staples Center” të Los Angeles-it u zhvillua ndeshja e shumëpritur e boksit mes Mike Tyson dhe Roy Jones, duel që i përket kategorisë së rëndë.

Tyson në moshën 54-vjeçare u rikthye në ring, për të treguar një luftë të fortë ndaj kundërshtarit të tij 51-vjeçar. Ishte një ndeshje e luftuar nga të dy boksierët, e cila u mbyll në barazim.

U zhvilluan 8 raunde me nga 2 minuta, ku në fund të dy boksierët dolën pa shumë dëmtime dhe gjithçka u vendos në barazim.

Tyson tregoi se pavarësisht viteve që ikin, ai është ende në formë të mirë, teksa këtë e tregoi në duelin e sotëm, duke i dhënë kundërshtarit disa goditje të forta.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: