VIDEO/ Humb kontrollin e automjetit, plagoset shoferja në Vlorë

Nje Automjeti tip Volksëagen është aksidentuar përgjatë shëtitores së Lungomares në Vlorë.

Makina me targë ”AA068VX” kishte si drejtuese një grua e cila ka humbur kontrollin e mjetit e më pas është aksidentuar.

Makina ka pësuar dëme në pjesën anësore dhe të përparme, teksa drejtuesja është dërguar  në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe ambulanca në vendngjarje.