Zhduket peshkatari 32 vjeçar në zonën e Currilave

Një 32 vjeçar dyshohet se është zhdukur gjatë orëve të fundit në Durrës

Ai ishte peshkatar dhe mësohet se gjuante me pushkë nënujore.

Ndërkohë burimet shpjegojnë se dyshohet të jetë mbytur.

Ngjarja ka ndhur në zonën e Currilave në qytetin bregdetar.

Polumbaret dhe policia vijojnë këkimet në det.

Durrës/Informacion paraprak: 

Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen  e plotë të ngjarjes.