Telashe për Real Madrid, Eden Hazard lë fushën e lojës i dëmtuar

Po luhet në këto momente ndeshja midis Real Madrid dhe Alaves, e vlefshme për javën e 10-të në La Liga.

Madrilenët po humbasin ndaj skuadrës mike me rezultatin 0-2. Mirëpo, përveç rezultatin zhgënjyes, “Los Blanco-s”, ka marrë një goditje të rëndë në këtë sfidë. I kthyer në fushat e lojës më 27 tetor, pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi, Eden Hazard është dëmtuar përsëri. Belgu u dëmtua gjatë duelit që pati me Ruben Duarte dhe la fushën e lojës në minutën e 28.