VIDEO/ Gol 'fluturimthi', Letizia shtang portierin e Juventusit

Po luhet në këto momente ndeshja midis Beneventos dhe Juventusit, e vlefshme për javën e 9-të në Serie-A.

Pas golit të shënuar nga Morata për bardhezinjtë, “Magjistarët” kanë arritur të barazojnë rezultatin (1-1). Gaetano Letizia me goditje fluturimthi shtangu portierin e Juventusit, Wojciech Szczesny 45+3).