Tronditet Greqia/ 121 viktima në 24 orë nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, Greqi është përballur me një shifër tronditëse viktimash nga Covid-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, 121 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Numri në total i vdekjeve që nga shpërthimi i pandemisë në shtetin fqinj ka shkuar në 2223.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,747 raste të reja me koronavirus. Në spitalet greke po trajohen 606 pacientë  në intubim dhe mosha e tyre mesatare është 65 vjeç.