FOTO/ Kush është viktima e ekzekutimit mafioz sot në Shkodër

Ridvan Hyseni, 46 vjeç, i njohur ndryshe si i forti i Shkodrës u ekzekutua ditën e sotme në mënyrë mafioze në makinë e tij në zonën e Dajçit në Shkodër. Syri Tv ka siguruar foton e viktimës, siç shikoni edhe në brendësi të shkrimit.

Hyseni u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke mos i lënë asnjë mundësi shpëtimi.

Viktima raportohet se është person me precedentë penalë si edhe autor i disa ngjarjeve të rënda të ndodhura gjatë viteve 2008-2009.

Ai po udhëtonte me automjetin e tij kur u qëllua për vdekje nga dy persona të cilët u larguan me motor nga vendi i ngjarjes.

Edhe pse në zonë ka pasur kamera sigurie, burime të policisë thanë se ato nuk kanë funksionuar në momentin e ngjarjes dhe nuk është regjistruar asgjë.