639 raste të reja dhe 14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Vijon të jetë i lartë numri i infeksioneve me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 639 raste të reja, nga 1.565 testime të kryera.

Fatkeqësisht edhe 14 qytetarë të tjerë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me koronavirus.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (80, 73, 67, 50 vjeç), Viti 3 raste (76, 75, 73 vjeç), Gjakovë 2 raste ( 79, 61 vjeç), Prishtinë 2 raste (62, 55 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç), Obiliq 1 rast (69 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 38.431 raste nga 141.264 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 989 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 480 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 23.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.688.