Për tekat e Ramës dhe Veliajt po sekuestrohen pasuritë shqiptare

Një shkrim i prestigjiozes austriake “Der Standard”, ka njoftuar se asetet e qeverisë shqiptare po vendosen nën sekuestro për llogari të biznesmenit Francesco Becchetti.

Megjithëse çështja është në apel, bankave dhe kompanive energjetike austriake, u kërkohet të ngrijnë pasuritë ose aksionet që mund të ketë qeveria shqiptare.

Historia e mbylljes së Agon Channel dhe prishja e kontratave me zotin Becchetti duket se do iu kushtojë shumë shqiptarëve në këtë kohë pandemie.

Shuma prej 110 milionë eurosh që qeveria po refuzon t’i paguajë është barabartë me shumën që u shpërnda për të gjithë shqiptarët gjatë karantinës, pasojë e një inati personal të kryeministrit për qëndrimet opozitare që kjo media mbajti për zgjedhjet lokale të vitit 2015, investigimet e skandaleve qeveritare e deri te dasma luksoze e Erion Veliajt në Kalanë e Gjirokastrës.