Këmbën ia prenë, tërmeti ia rrafshoi shtëpinë, Shaqiri tregon si e braktisi edhe bashkia e Tiranës

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa bisedoi me banorin e njësisë 8 në Tiranë, Shaqir Kasmi, i cili nuk ka përfituar nga procesi i rindërtimit, megjithëse shtëpia e tij është dëmtuar plotësisht. 

Shaqiri tregon se shtëpia pësoi dëmtime që në shtatorin e kaluar. “Shtëpinë e pa inxhinjiere Alma Zorba e njësisë 8. Ajo erdhi, e fotografoi me celular dhe se shtëpia ishte në gjendjen më të keqe nga të gjithë në lagje”. - tregon Shyqyriu, i cili ka një fatkeqësi të dyfishtë.

Tërmeti i dytë e gjeti në spital, ku për shkak të diabetit, i prenë njërën këmbë. Fatkeqësia tjetër ishte se nga bashkia i ka ardhur dokument se nuk ka dëmë në shtëpi, megjithëse realiteti është krejt i kundërt. 

“Kryeplaku më dha një dokument të firmosur, jo me firmën time, por me firmen e kryeplakut të lagjes, ku thuhet se në shtëpi nuk ka dëme.  Por dëmet ja ku janë. Unë jam pa lekë kam një vit e ca, pa lekë, pa bukë”- thotë Shaqiri, i cili tregon se nuk ka marrë as bonus, asgjë nga bashkia. “

Shaqir Kasmi tha shprehimisht:"Asnjë gjë send nuk kam marrë. Unë u kam thënë atyre, “dua vetëm që të ma rregullojnë, se leket nuk i dua. Dua të rregulloj shtëpinë që të rri tamam si të gjithë njerëzit.”