Meta kundër komisionit hetimor të Ramës: I shërben Vuçiç

Presidenti Ilir Meta ishte sot në Vlorë, në ceremoninë shtetërore të 108-vjetorit të Pavarësisë.

“Kjo ditë bashkon popullin shqiptar. Tani nuk kemi më kohë se vajtëm 108 vjet për ta përmbushur këtë aspiratë kaq të madhe. Pa atë 28 nëntor nuk do të kishim një Kosovë të pavarur. Ishte kënaqësi të takoja në rrugët e Vlorës motra dhe vëllezër nga Kosova,” tha ai.

I pyetur në veçanti për Komisionin Hetimor që ka vendosur të ngrejë parlamenti në lidhje me raportin e Dick Marty-t, Meta u shpreh ashpër.

“S’kemi kohë për të humbur me akte që u shërbejnë armiqve të Shqipërisë. Nuk i shërbejnë as Shqipërisë, as shtetit të Kosovës, as unitetit kombëtar. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia”, tha Meta, duke shtuar se Komisioni Hetimor është një akt më shumë se absurd.