U nda nga partneri pas tradhtisë, 'Syhan' lidhet me aktorin bukurosh

Pak muaj më parë aktorja turke Tuba Büyüküstün e njohur si "Syhan", i dha fund lidhjes me producentin Umut Evirgen.

Aktorja mësoi se partneri i saj ka ftuar në shtëpi disa vajza, që ishin prezantuesja Defne Samyeli dhe vajzat e saj. Me ta marrë vesh këtë Tuba i dha fund lidhjes pas 3 vitesh. 

Ndërkohë së fundmi raportohet se aktorja ka nisur një lidhje të re me Ekin Mert Daymaz.

Ekin është 9 vite më i vogël se Tuba, është aktor dhe shumë i pëlqyer nga publiku.

Çifti janë njohur nga miq të përbashkët dhe po kujdesen ta mbajnë larg vëmendjes mediatike lidhjen e re.