Tronditet Shkodra/ Vritet një person, ja kush është viktima

Një vrasje ka ndodhur pak më parë në Dajç të Shkodrës.

Mësohet se viktimë ka mbetur Ridvan Ramazani (Hyseni). Viktima është 46 vjeç.

Krimi ka ndodhur pranë banesës së tij në zonën e Mushanit.

Policia ka ngritur strukturat dhe vijon kontrollet në të gjithë vendin në kërkim të autorit.