Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e shtunë

Ditën e shtunë moti në vend do të nisë i kthjellët, por gradualisht prej mesditës vranësirat do të vijnë në dendësim në jugperëndim.

Më tej, do të shtrihen drejt lindjes, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina.

Era do të fryjë juglindje-jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 3 ballë.