Maqedonia e Veriut/ Mbi 1000 raste dhe 28 viktima nga COVID-19

Raportime ditore përsa i përket shifrave me koronavirusin, vijojnë të jenë të larta në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 3084 testime të kryera, 1093 prej tyre ose e thënë ndryshe 35% kanë rezultuar pozitive.

Gjithashtu 28 pacientë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar bilancin total në 1658 që nga nisja e pandemisë.