FOTO/ Covid i merr jetën artistes së njohur shqiptare

Koronavirusi nuk po kursen askënd.

Sot është mësuar se Covid-19 i ka marrë jetën artistes së njohur shqiptare, Lumturi Blloshmi.

Ajo kishte disa ditë që ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Ditën e sotme ka humbur jetën në moshën 76-vjeçare.

Blloshmi ishte e njohur në Shqipëri dhe jashtë për veprat e saj.

Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë.

U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB). Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.