", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/November/27/auto_29685121606481076.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Tronditëse/ Viktimat nga pandemia e koronavirusit transportohen me autobus

Imazhe tronditëse vijnë nga Turqia, ku pjesëtarë të opozitës në vend kanë shpërndarë foto të transportimit të viktimave nga pandemia me autobus.

Sipas tyre, ky është raporti i vërtetë mbi pandeminë dhe goditjen që ajo i ka dhënë vendit.

Videoja e postuar nga një këshilltar i Stambollit tregon njerëzit që presin radhën e tyre për të varrosur të afërmit që kanë ndërruat jetë nga Covid 19 në një varrezë shumë afër Aeroportit të vjetër Kemal Ataturk të qytetit. Në të djathtë dhe të majtë janë arkivolet me të vdekurit nga Covid-19.

Akuza të tjera për fshehje të numrit real të të prekurve kanë ardhur edhe nga kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglou, i cili që nga pasditja e së enjtes, ka këmbëngulur se numri i të vdekurve është të paktën dyfishi i atyre që qeveria ka raportuar deri tani.

Pas këtyre akuzave, qeveria duket se është detyruar të raportojë gjendjen reale të situatës ku nga 1,500 deri në 1,800 raste që zbuloheshin në ditë, njëherësh u bë e ditur për të paktën 30,000 të infektuar në ditë.