Del në shitje makina e rrallë Cizeta V16T nga koleksioni i Sulltanit të Bruneit

Nëse nuk e dini se çfarë është një Cizeta V16T mos u ndjeni keq pasi nuk jeni i vetmi.

Ky model i veçantë që dikur ishte në flotën e makinave të Sulltanit të Brunei, është në shitje dhe është një mundësi për të njohur më nga afër këtë model të veçantë.

Kjo si shumica e makinave të Sulltanit nuk u regjistruar kurrë dhe u përdor rrallë nga ai sa sot makina regjistron vetëm 983 kilometra.

Siç shihet nga fotot makina është në gjendje të përsosur dhe nuk ka shenja ndryshku.

Edhe gomat duken të jenë janë ato të fabrikës pasi kodi i tyre daton që nga vitit 1993, kohë kur makina është blerë nga Sulltani.

Duke pasur parasysh këtë nuk është për t'u habitur që Cizeta duket të jetë një model nga gama e Lambo.

Ndërsa përsa i përket çmimit të shitjes së makinës, është përcaktuar 609,580 euro, një shumë mjaft e arsyeshme për dikë që dëshiron të vendosë në koleksionin e tij një model kaq të rrallë dhe të veçantë dhe në gjendje kaq të mirë.