4065 euro/ Paga minimale për punonjësit e supermarketeve

Rrjeti i supermarketeve Aldi në Zvicër ka vendosur që paga minimale e punonjësve të jetë 4065 euro.

Lajmi ka bërë shumë bujë, raporton gazeta gjermane BILD.

Paga minimale është shumë më e lartë se ajo e punonjësve gjermanë të kompanisë Aldi, por edhe kostot e jetesës janë më të larta.

Aldi është në Zvicër prej vitit 2005 dhe ka më shumë se 200 degë.