50 hijet e Greit… Edhe këtë s’e kishim dëgjuar ndonjëherë

Kanë kaluar 5 vite që kur Jamie Dornan u shfaq në rolin e Christian Grey në “50 hijet e Greit”, por ai akoma vazhdon merr mesazhe nga fansat për rolin e tij.

Së fundmi aktori ka treguar për “Variety” dhe se ka marrë një mesazh nga një fans që ishte i bindur se Jamie dhe kolegia e tij në film, Dakota Johnson kanë bërë fëmijë pas skenave me seks.

Sipas Dornan, fansi i dërgoi një mesazh dhe një foto të një fëmije. “Më tha që ishte fëmija im dhe do t’i thonte gruas sime. Mendonte se fëmija është i imi dhe i Dakotës dhe e kishim bërë këtë fëmijë gjatë filmit. Ishte e çuditshme”-tregoi aktori.

Por në të vërtetë Dornan dhe Johnson janë vetëm miq. Dornan ka tre fëmijë me bashkëshorten e tij, Amelia Warner.