Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, 1 i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur pranë Rubikut.

Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes se tre automjeteve, ndersa një tjetër është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tirane.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës.